Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame.
Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Avdullah Hoti, ka thënë se Franca nuk ka pasur nevojë për ndarjen e mjeteve nga Qeveria e Kosovës, raporton lajmi.net.
Megjithatë, ai ka thënë se me ndarjen e mjeteve Kosova ka treguar se si shoqëri dhe shtet e përkrah trashëgiminë kulturore botërore.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Katedralja Notre Dame eshte pasuri e kultures boterore. Te gjithe e kemi pare me pikellim shkaterrimin e ketij simboli te civilizimit dhe kultures.
A ka pasur nevoje Franca per ndihmen tone kaq simbolike per rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo.
Me ndarjen e ketyre mjeteve, a tregojme ne si shoqeri dhe shtet se e vleresojme trashegimine kulturore boterore, si dhe mbeshtetjen qe kemi pasur ne momente kritike te ekzistences tone nga shteti mik Franca? Sigurisht se po. /Lajmi.net/