Aktuale

55 mijë euro për tri vetura të zeza dhe mbi 6 mijë për telefona mobil

Institucionet shtetërore të Kosovës po vazhdojnë të shpenzojnë paratë publike për luksin e tyre. Së fundmi është Gjykata Kushtetuese që ka planifikuar të blejë disa telefona, por edhe vetura të reja për nevojat e saj.

Me 55 mijë euro Gjykata Kushtetuese po planifikon të blej tri automjete dhe ngjyra e tyre preferohet të jetë e zezë, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Sipas dosjes së tenderit, automjetet duhet të jenë të tipit Sedan ose Hatchbac me motor Diesel.

Këto vetura kërkohet që të jenë të prodhuara minimumi në vitin 2018.

Kurse mesatarja e shpenzimeve në rrugë të kombinuar në 100 kilometra sipas dosjes së tenderit duhet të jetë max 4.6 lit/100 km NEDC.

Kushtetuesja do të shpenzojë edhe 6 490 euro për blerjen e dhjetë telefonave mobil.

Zyra e Prokurimit në Gjykatën Kushtetuese ka shpallur fitues kompaninë “Eor Gruop” në tenderin e quajtur “furnizim me aparate telefoni (smartphone)”.

Sipas njoftimit nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në këtë tender kanë aplikuar pesë kompani, përderisa fituese është zgjedh kompania më e lirë.

Oferta më e shtrenjtë ka qenë në vlerë prej 9400 eurove, përderisa fituese është shpall kompania që ka ofruar çmimin prej 6490 eurove./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli