Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.M., në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i Ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër.
Ai akuzohet se nuk ka ndërmarrë masa pasuese për rrënime të detyrueshme të objekteve të ndërtuara pa leje, ku njëherësh i shkaktohet dëm material edhe Komunës së Prizrenit.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /FaktePlus