Aktuale

Frashër Krasniqi thotë se VV ka mbetur si një ‘trup pa tru’

Deputeti nga radhët e PSD-së Frashër Krasniqi është sqaruar për shkrimin e fundit të tij ku ka thënë se “VV-së i ka ikur zemra e po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave”.

Krasniqi thotë se ky ka qenë një aludim që ka bërë për aderimin e fundit, më saktësisht Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin ‘Stenta’.

“Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’.”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa, reagimin e deputetit të kësaj partie Glauk Konjfucës se ‘VV ka larguar zorrën qorre’, për Krasniqin është një konfirmim se VV ka mbetur një ‘trup pa tru’ që nuk i percepton organet e veta.

“Glauku paska deklaruar që VV e ka larguar zorren qorre, dhe se zemrën e kanë në rregull. Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin ‘Stenta’), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri. Tamam trup pa tru qe nuk i percepton mire as organet e veta”, ka përfunduar Krasniqi./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli