Aktuale

Lutfi Haziri tregon indentitetin e viktimisë në aksidentin tragjik që ndodhi në qytet

Qerim Çoçaj është personi, i cili sot ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në qendër të Gjilanit.
Një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar para medieve, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. Sipas, tij Çoçaj ka qenë një ndërmarrës i suksesshëm.

Haziri ka konfirmuar se edhe 14 persona të tjerë janë të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë dërguar për në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

“Sot ka ndodhur një aksident jashtëzakonisht tragjik, zinxhiror me pasoja në njerëz deri tash e kemi një të vdekur fatkeqësisht. Kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetarë jashtëzakonisht të ndershëm dhe për të cilin vuajm dhe zotëri Qerim Çoçaj, tashmë i ndjerë ka qenë njëri ndër bashkëqytetarët tonë të nderuar. Deri tani 14 janë me lëndime, 2 prej tyre janë në gjendje më serioze sipas raporteve mjekësore dhe janë përcjell për në gjendjen emergjente – kryesore në Prishtinë”, ka thënë Haziri.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë të ditur se aksidenti rreth orës 13:20 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të një kamioni transportues.

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.

“Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

the authorBurbuqe Metolli