Drejtori i Emergjencës në Gjilan, Nisret Hajrullahu, ka treguar për FaktePlus se nga aksidentit që ndodhi sot në qendër të qytetit një person mbeti i vdekur, ndërsa rreth 15 prej të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore.
Ai tutje nuk ka dhënë detaje për të lënduarit.
Ndërkohë, që nga aksidenti zinxhiror ku u përfshinë kamioni, traktori dhe pesë vetura sic tregon zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 20 persona.
Ndërsa, Hashani ka përgenjeshtuar raportimet se aksidenti u shkaktu qëllimisht nga shoferi i kamionit.
Madje Hashani ka lutur mediat që të mos spekulohet në këtë formë, sepse ende nuk ka asgjë zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit.
“20 persona besohet se janë të lënduar. Një person është i vdekur. Mos spekuloni ju lutem, askush nuk e di si ka ardhur deri te aksidenti, s’kanë punuar frenat e kamionit apo çka. Në qoftë se shohim dikë dhe thotë se e kanë bërë qëllimisht do të dërgojmë në prokurori. Duhet pritur deri të shohim të vërtetën, është aksident, nuk ka të qëllimshëm asgjë”, tha Hashani për FaktePlus.
























