Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit serb Alexander Vuçiç, pas deklaratave të këtij të fundit i cili gjatë fjalimit në OKB ka folur edhe për pjesëmarrjen e kosovarëve në ISIS duke thënë krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë prezent në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant, shkruan Gazeta Express.
Duke përdorur fjalën e urtë “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”, Gecaj thotë se edhe ai ishte shpallur terrorist nga Vuçiçi në kohën e luftës. Gecaj thekson se kujdeset që aq buburrecin të mos e shkelë me këmbë.
“Gjatë luftës në Kosovë, atëherë si ish-ministri i kasapit të Ballkanit, Aleksandar Vuçiq më kishte etiketuar si terrorist, edhe pse në jetën time jam kujdesur që as buburrecin mos ta shkeli me këmbë. Ky njeri fatkeqësisht vazhdon me fjalorin e njëjtë, por tani duke etiketuar popullatën kosovare për terrorizëm, dhe atë në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Populli thotë “ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin”. shkruan Gecaj.