Kryetari, Mytaher Haskuka ka shpallur ditë zie në Prizren, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope.
“Sot e diel ( 24.02.2019) me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjes Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet e planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.
Haskuka edhe një herë në emër të qytetarëve shpreh ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave. /Lajmi.net/