Aktuale

Personat me maska po grabisin telefonat nga duart

Rasti i fundit i grabitjes ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në rrugën “Rexhep Mitrovica”, në Prishtinë.

Kësaj radhe viktimë e personit të maskuar ka qenë një vajzë e mitur, të cilës i është grabitur telefoni.

“Viktima shqiptare e mitur ka raportuar se gjersa ka qenë në rrugë një person i dyshuar i panjohur me maskë në kokë ia ka grabitur telefonin celular dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar./FaktePlus