Aktuale

Falënderimi i kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur sot mirënjohje e falënderime të gjithë miqtë e Kosovës që u bashkuan dje në festën me rastin e shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë.

Haradinaj tha se u është mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet.

“Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri i ka shprehur faleminderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen “për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Faleminderit Kosovë!”.