ShowBiz

Venera e mahnitshme në videoklipin e ri (Foto)

Venera Visoka ka filluar xhirimet e projektit të ri.

“Më ngat”, titullohet kënga e re, e cila pritet të publikohet të premten.

Kënga është punuar nga produksioni “Black Fish Entertainment” me producent Genc Prelvukaj.

Pamje prej xhirimit të klipit

Visoka kishte befasuar jurinë e talent shout gjerman “Voice of Germany”, ndërsa është vajza e ish-anëtarit të grupit Fisnikët, Bedri Visokës.

Talentja shqiptare gjithashtu ishte edhe pjesë e shumë koncerteve të ndryshme në Gjermani.

Vlen të theksohet se përpos këngës, ajo merret edhe me studime, të cilat është duke i përfunduar në shtetin gjerman në departamentin “Menaxhim të mediave”. /Telegrafi/

Ish pjesëmarrëse në talent shoun gjerman “Voice of Germany”

Venera pritet të jetë këngëtare e suksesshme në estradën muzikore