Prokuroria Themelore në Mitrovicë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin S.T, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”
Sipas kërkesës së Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën 2015-2018, në cilësinë e kryeshefit në një kompani komunale në Mitrovicë, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka keqpërdorur autoritetin e tij, në dobi të përfitimit të dobisë pasurore për vete.
“Ai në mënyrë të kundërligjshme në formë të paradhënieve ka përfituar para në vlerën 35 mijë e 337 eurosh, ndërkaq për punëtorët (dëshmitarët), ka përfituar shumën prej 82 mijë e 663 eurosh, njofton Prokuroria Themelore në Mitrovicë përcjellë Klan Kosova.
Vlera e përgjithshme e shumës së përfituar është 118 mijë e 913 euro e 18 centë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Seanca dëgjimore pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.