Aktuale

Rrahje në Dardani, Policia arreston 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kovocës pasi dyshohet që disa minuta më parë janë përfshirë në një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë.

“Pas marrjes se informatës policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar ne rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar ne stacionin policor për procedim te mëtejmë 4 persona te dyshuar”, ka thënë Agron Burovci nga PK për rajonin e Prishtinës për Gazetën Express.

Përgjatë bastisjes së veturës si dhe te dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra qe dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë.

the authorBurbuqe Metolli