Rajon & Botë

Assad e fajëson ShBA-në për shkeljen e armëpushimit, thotë se lufta vazhdon

Presidenti i Sirisë, Bashar Assad, ka thënë sot se sulmet ajrore amerikane ndaj trupave siriane në lindje të vendit kanë qenë pa dyshim të qëllimshme dhe kanë zgjatur për një orë.

Ai po ashtu e ka fajësuar ShBA-në për dështimin e armëpushimit.

Në një intervistë me AP, Assad ka thënë se lufta, e cila gjendet në vitin e gjashtë, ka shumë mundësi të vazhdojë për shkak të asaj që ai beson përkrahjes së botës së jashtme për kundërshtarët e tij.

Ai po ashtu ka thënë se ShBA nuk e ka vullnetin për t’u bashkuar me Rusinë për t’i luftuar militantët e ISIS në Siri.