Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, raporton Gazeta Express
Sipas burimeve të besueshme të Express-it brenda Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për viktimën E.L., i lindur më 1967.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga zyra për informim në PK për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull E. L., 51 vjeç. Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, tha Ahmeti për Gazetën Express.
FOTO nga vendi i ngjarjes: