Aktuale

Ende pa u gjetur trupi i Salas, Nantes dhe Cardiff bëjnë veprime skandaloze

Cardiff City dhe Nantes janë duke u merr tani me gjëra skandaloze.

Ende pa u gjetur trupi i Emiliano Salas, Cardiff City dhe Nantes kanë filluar ta diskutojnë çështjen e pagesës së transferimit.

Raportimet nga Franca bëjnë të ditur se Nantes është duke i kërkuar 15 milionë euro nga shitja e lojtarit argjentinas te skuadra angleze.

Mehmet Dalman ka thënë se Cardiff nuk e ka paguar ende shumën e transferimit, por që do ta përfundojnë kur të jetë koha e duhur.

“Unë mund të konfirmojë se Cardiff ende nuk e ka paguar shumën e transferimit”, ka thënë kreu i Cardiffit, përcjell lajmi.net.

“Ne do ta paguajmë shumë e transferimit, por fillimisht duhet ta respektojmë familjen dhe pastaj t’i shikojmë gjërat tjera”, tha më tej ai. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli