Aktuale

Kryeministri Haradinaj mbetet pa këshilltarin kryesor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi më në fund e ka dekretuar Avni Arifin si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bëhet e ditur se më 31 janar presidenti Thaçi ka nënshkruar dekretin për emërimin si shef i misionit në Emiratet e Bashkuara Avni Arifin, i cili deri tani ka mbajtur postin e Shefit të Stafit të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Arifi, i cili ka kryesuar për disa muaj dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe është pjesë e delegacionit negociues të formuar me rezolutë nga Kuvendit, pritet të zhvendosët në Abu Dhabi, ku është edhe selia e ambasadës kosovare në EBA.

Ai ka kohë që është propozuar nga partia e tij për ambasador, por deri tani nuk është akredituar nga presidenti Hashim Thaçi.