Aktuale

Veseli për taksën e dialogun: Bashkë me kryeministrin do t’iu japim përgjigje

Pas arritjes së marrëveshjes për nisjen e mësimit të hënën, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media.

Bashkë me të, ishin edhe kryeministri Haradinaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, raporton lajmi.net.

Ani pse Veseli në këtë konferencë u bëri thirrje gazetarëve që pyetjet të orientohen vetëm nga tema e marrëveshjes me SBASHK-un, ai u pyet edhe për dialogun e taksën.

E përgjigja e Veselit la të nënkuptohet se ai dhe Haradinaj do ta zgjidhin bashkë këtë punë.

“Jemi të përkushtuar tërësisht në shtet dhe sovranitet. Do t’iu jepim përgjigje edhe për dialogun e taksën së bashku me kryeministrin kështu siç jemi bashkë”, tha Veseli.

Theksojmë se me marrëveshjen e arritur sot, greva e SBASHK-ut përfundon këtë javë dhe mësimi fillon të hënën. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli