Dhuna në familje tashmë është kthyer një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Policia e Bulqizës prangosi mëngjesin e sotëm 32-vjeçarin Arjan Rexhepi, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Sipas policisë Arjan Rexhepi, 32-vjeç në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E.M, 22 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Tags:dhunoi