Aktualisht kanë dalë pjesa e parë e minatorëve, respektivisht 26 prej tyre, të cilët mbetën të ngujuar në horizontin e 11 të ndërmarrjes “Trepça”.
Dhjetëra minatorë të Trepçës mbetën të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.
Drejtori i Minierës së Trepçës, Xhafer Peci ka treguar se gjendja e minatorëve është e qetë dhe se edhe të tjerët pritet të dalin në sipërfaqe pasi është lëshuar energjia elektrike.
“Gjendja është e qetë dhe tani do të dalin. Ata janë minatorë me përvojë. Aktualisht është edhe qendra e shpëtimit nëse ka ndonjë problem atëherë do të lëshohemi poshtë. Kemi kontaktuar me ta”, tha Peci.