Komuna e Malishevës ka kontraktuar kompani për mirëmbajtjen e rrugëve me çmim më t lartë se sa ofertuesit e tjerë. Ka paguar fatura për furnizim në zyre me çmim më të lartë se sa në kontratë dhe ka lejuar që operatori ekonomik të vendos për çmimin e derivateve, edhe pse çmimi për litër duhet të bazohet në çmimoren në berzë, plus premiumi 0.09 cent.
Kështu thuhet në të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin që shkoi, ku vrehet se për kontratën ‘’Mirëmbajtja e rrugëveLokale’’, Auditori ka krahasuar ofertën fituese me ofertat e operatorëve tjerë ekonomik, të cilët janë vlerësuar si të përgjegjshëm gjatë procesit të prokurimit.
“Ne kemi vërejtur se nëimplementimin e kontratës OE fitues ishte më ishtrenjtë për9,900€, se sa ofertuesi tjetër që ishtenë konkurrencë.Gjatë analizimit të faturave të paguara kemi vërejtur se shkaqet kryesore pseoferta fituese kishte dalë më e shtrenjtë se ofertat tjera pas implementimit të kontratës janë:1.Vlerësimi jo i duhur i nevojave nga AK;2.AK kishte lidhur kontratë me çmim për njësi, pa sasi të parashikuar; 3.Nga tetë pozicione të kontraktuara OE kishte kryer punë në vetëm katër prej tyre, ndërsa në katër pozicionet në të cilat OE nuk kishte kryer, punë janë ato n ë të cilat kishte ofruar çmime jo normalisht të ulëta”, thuhet në raportin e auditorit.
Në raport thuhet se auditimi i pagesës për zgjerimin e urës në Komunën e Malishevës kishte nxjerrë në pah se aneksi i lidhur për këtë projekt në vlerë6,659€ishte i pabazuar në dëshmi, sepse asnjë pozicion i punëve shtesë nuk ishte i raportuar në Librin ndërtimor.
“Gjatë auditimit të pagesës për furnizime zyre (tonerë) kemi vërejtur se disa nga artikujt janëfaturuar me çmime më të lira se ato të kontraktuara, e disa artikuj tjerë janë faturuar me çmime më të shtrenjtë. Në gjashtë pagesa të testuara për derivate për vetura sipas kontratës, çmimi për litër duhet tëbazohet në çmimoren në berzë plus premiumi 0.09cent. Ne kemi vërejtur se faturimi nuk bazohet në çmimin e berëzës, mirëpo vetëm në çmimet e faturuara nga Operatori Ekonomik. Në dypagesa për ”renovimin e Shkollave në Komunën e Malishevës” kemi vër tetuar se ishin tejkaluar pozicionet e para masës mbi 2,400€”, thuhet në raport.
Planifikimi jo i bazuar në vlerësimet reale për inkasimin e të hyrave, sipas auditorit ka ndikuar edhe në performancën e shpenzimit të investimeve kapitale.
Auditori thotë se edhe pse komuna në investime kapitale kishte shpenzuar 87%të buxhetit, pjesatjetër e planifikuar nga të hyrat vetjake nuk ishte e mundur të realizohej, për arsye se të hyrat nuk ishin realizuar në nivelin e planifikuar.
Borxhet totale ndaj komunës, në fund të vitit 2015 ishin 1,834,940€, me një rritje të vogël nga viti i kaluar. Sfida kryesore mbetet inkasimi i tatimit në pronë në vlerë 1,061,710€, pastaj, taksatkomunale 736,544€, qiraja nga prona dhe objektet 36,686€./KosovaPress/