Aktuale

Haradinaj tregon arsyet pse nuk shkon në ShBA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk do të shkojë këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lutjet e Mengjesit, ani pse ka marrë ftesën.

Shkak për këtë duket të jetë refuzimi i vizës nga ambasada amerikane, pasi kreu i ekzekutivit kosovar nuk i dëgjoi këshillat e ShBA-së që ta pezulloj taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se kësaj radhe nuk do të shkojë në ShBA edhe pse ka marrë ftesë, ndonëse specifikisht nuk e tha nëse iu ka refuzuar apo jo viza.

“Ftesë kam marr për lutjet e mëngjesit, qejf kam pasur edhe kam me shku, i vendosur s’kam qenë ende a me shku, por me qetë klimën me taksën po me duket nuk shkoj këtij rendi. Pra duhet me prit me shku më vonë”, u shpreh ai.

Haradinaj konfirmoj vet se përmes ambasadorit në Prishtinë, ShBA ka kërkuar pezullimin e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, por theksoi se nuk do ta bëjë këtë gjë. /FaktePlus