Rajon & Botë

Ban: Qeveria siriane përgjegjëse për vrasjet masive

Qeveria siriane është përgjegjëse për pjesën më të madhe të dhunës së ushtruar mbi popullin sirian, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Shumë grupe kanë vrarë shumë të pafajshëm, por askush më shumë sesa qeveria e Sirisë, që vazhdon të bombardojë lagjet si dhe të torturojë sistematikisht mijëra të burgosur”, tha Ban.

Në fjalimin e tij të fundit para asamblesë si sekretar i përgjithshëm, Ban shprehet se “edhe klientët e fuqishëm, të cilët ushqyejnë makinerinë e luftës i kanë përlyer duart e tyre në gjak”.

“Të pranishmit në këtë sallë janë përfaqësues të qeverive që kanë injoruar, lehtësuar, financuar, që kanë marrë pjesë apo planifikuar dhe që kanë kryer mizoritë e shkaktuara nga të gjitha anët e konfliktit të Sirisë ndaj civilëve sirianë”, përfundoi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.