Aktuale

Vendimi që edhe Edita Tahirin e ka gëzuar

Ish- ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pasi presidenti shqiptar Ilir Meta nuk e dekretoi për ministër të Jashtëm të Qeverisë së Shqipërisë, kosovarin Gent Cakaj.

Vendimin për mos dekretimin e Cakajt si ministër të Qeverisë së Shqipërisë e ka marr presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke ia refuzuar kështu propozimin e kryeministrit Edi Rama.

Tahiri jo vetëm që e ka përshëndetur këtë vendim të Metës, por e ka quajtir edhe si veprim vizionar dhe kombëtar.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Gent Cakaj e Besa Shahini në mandatin e kaluar ishin zëvendësministra në Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa pas riformatimit të kabinetit qeveritar nga Edi Rama, Cakaj u propozua për ministër të Punëve të Jashtme, ndërsa Shahini për ministre të Arsimit./FaktePlus