Aktuale

Reshjet e borës shkaktojnë kaos në Prishtinë

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në komunikacion në Prishtinë.

Si çdo ditë pune, kryeqyteti po bllokohet nga fluksi i madh i veturave.

Edhe mbrëmjen e sotme në Prishtinë janë krijuar kolona të gjatë gjithandej vendit.

Kësaj po i ndihmon edhe reshjet e dendura të borës, duke bërë që të bllokohen shumica e rrugëve të Prishtinës.

Një lexues për Indeksonline ka dërguar pamje nga lagjja Dragodan ku shihet se rruga është e bllokuar sidomos në njërën korsi.

I njëjti thotë se këto kolona janë gjithandej rrugëve të Prishtinës.

the authorBurbuqe Metolli