Evropa është izoluar pothuajse e gjitha nga dëbora. Reshje të shumta të borës dhe temperatura shumë të ulta janë prezente thuajse në të gjithë vendet e kontinentit të vjetër.
Moti i acartë u mori jetën të paktën tre personave të moshuar në Greqi në dy ditët e fundit, të cilët nuk arritën dot t’i rezistonin temperaturave deri në -18 gradë Celsius në disa pjesë rurale të vendit.
Autoritetet gjithashtu i erdhën në ndihmë dhjetëra familjeve të bllokuara në akset rrugore prej dëborës së lartë, ndërsa kushtet e motit kanë vështirësuar udhëtimet me trena, anije dhe linjat e avionit.
Dëbora e dendur shkaktoi kaos edhe në pjesë të tjera të Europës, veçanërisht në Gjermani dhe Austri.
Në qytetin gjerman të Mynihut autoritetet u detyruan të anulojnë mbi 200 fluturime për shkak të pamjes së kufizuar.
Në Bavari u raportua një vikt*imë nga shkëputja e një orteku bore, ndërsa qindra turistë mbeten të bllokuar në fshatrat alpinë të Austrisë.
Ndërkohë rreth 40 cm dëborë pritet të bien përsëri të hënën, çka ka çuar në mbylljen e autostradave kryesore për të shmangur aksidentet.
Sinoptikanët parashikojnë që kjo situatë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.




















