Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka kujtuar në ditën e rënies trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë.
Veseli ka vlerësuar se rënia epike e Delisë në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njësitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun.
Më këtë rast, ai ka rekomanduar që dëshmori Ahmet Delia të dekorohet me titullin Hero.
“I rekomandoj presidentit Hashim Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”, ka shkruar në rrjetin social Veseli./FaktePlus