Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë hyrë në një xhami për të vjedhur.
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë dje në ora 17:00, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë hyrë në xhami për të vjedhur, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur Policia, të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vjedhje në lokacion të ndryshme.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/