Rajon & Botë

Pamje të tmerrshme: Fëmijët duke vdekur për bukë (Foto)

Mungesa e ushqimit në Venezuelë, Amerikën e Jugut, ka shkaktuar një rritje dramatike në kequshqyerjen e fëmijëve.

Në kryeqytetin Caracas, numri i rasteve të kequshqyerjes së rëndë te fëmijët, është dyfishuar, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Sipas Dr. Ingrid Soto, shef i ushqimit të fëmijëve në spitalin “JM de los Rios”, deri më tani vetëm për vitin 2016, gjithsej 65 fëmijë janë pranuar në trajtim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa në vitin 2015 ishin regjistruar 35 nga e gjithë vendi.

Sipas gazetares së Fox Neës, María Emilia Jorge, 66 për qind e fëmijëve në këtë zonë janë duke u ballafaquar me kequshqyerjen, duke përfshirë edhe fëmijët që ende ushqehen me gji.