Tayna duket se ka filluar të shkruajë këngë në një moshë shumë të vogël.
Ajo është artistja që ka marrë vëmendjen që me projektin e saj të parë e secila këngë që është publikuar është kthyer në hit.
Por, ky sukses i Taynës nuk është vetëm një rastësi.
Reperja më e suksesshme e skenës sonë muzikore tani i ka treguar fansave se ajo ka filluar të shkruajë vetë këngë e të bëjë rap që në moshën 10-vjeçare.
‘Më kujtohet kur isha 10-vjepe dhe kam shkruar këngën time të parë. Kam provuar të bëj rap dhe të inçizoj veten në mp3. Këtë nuk e ka ditur asnjhëherë askush”, ka treguar Tayna.
Më pas, artistja me emrin e vërtetë Doruntina, ka filluar të publikojë këngë ‘cover’, duke treguar talentin e duke u përgatitur ngadalë për të ardhë fuqishëm në skenën muzikore shqiptare./Gazeta Express