Aktuale

“Taksa 100 për qind, edhe Trumpi mendon si Haradinaj”

Këshilltarja e Haradinajt thotë se edhe Trump-i do të vepronte si kryeministri i Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe, ani pse u mirëprit shumë mirë nga qytetarët e vendit, nga ndërkombëtarët s’mori mbështetje por u kërkua tërheqje.

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Meliza Haradinaj, përmes një postimi në FB ka shpërndarë një deklaratë të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili flet për tarifat kundrejt shteteve që sulmojnë pasurinë e popullit të tij.

]2Jam njeri i rarifave. Kur njerëzit apo shtetet sulmojnë pasurinë e vlefshme të popullit tonë, unë dua t’i detyroj ata që të paguajnë për këtë privilegj. Kjo është gjithmonë mënyra më e mirë e maksimizimit të fuqisë sonë ekonomike. Sot ne po inkasojmë biliona nga tarifat. TA BËJMË AMERIKËN TË PASUR PRAPË.” thuhet në postimi e shpërndarë nga ajo.

Ndërkohë, së fundi është ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, cili ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja, janë të bashkuara në bindjen se tarifa duhet të hiqet duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është rruga e vetme drejt stabilitetit e prosperitetit.

the authorBurbuqe Metolli