Kuriozitete

Sa ndikoi Shqipëria në të mirën e njerëzimit? Ja në cilin vend renditet

Konsulenti britanik me përvojë ndërkombëtare, Simon Anholt, i cili është marrë me hartimin e strategjive për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të ndryshme në fushat e ekonomisë, politikës dhe kulturës, ka konceptuar Treguesin e Vendit të Mirë.

Qëllimi i këtij treguesi është që të masë kontributin që jep një shtet i caktuar në botë, në raport me fuqinë e vet ekonomike. Ndryshe mund të thuhet se sa e rëndësishëm është veprimtaria e shtetit në fjalë për të gjithë botën. Për sa i përket Treguesit të Vendit të Mirë, Shqipëria renditet në vendin e 109 nga 163 vende të analizuara. Ndërsa në rang rajonal vendi ynë renditet i fundit duke u tejkaluar nga Bosnje dhe Hercegovina e cila është e parafundit, por e 74-ta në renditje botërore. Ndërsa në 3 vendet e para në shkallë rajonale janë Bullgaria, Greqia dhe Rumania. Ndërkaq, për të përpiluar Treguesin e Vendit të Mirë konsulenti Anholt ka përdorur të dhëna nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera duke i ndarë në kategori të ndryshme që janë Shkenca dhe Teknologjia, Kultura, Paqja dhe Siguria Ndërkombëtare, Planeti dhe Klima, Mirëqenia dhe Barazia si edhe Shëndeti.

Teknologjia dhe shkenca janë një ndër fushat më të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin ekonomik. Për kategorinë Teknologji dhe Shkencë të Treguesit të Vendit të Mirë, Shqipëria ka një renditje tejet të dobët, në vendin e 121-të, krahasuar me vendet e rajonit. E parafundit në rajon për këtë kategori renditet Rumania, e cila në shkallë botërore është e 51-ta. Ato faktorë që kanë ndikuar negativisht për Shqipërinë janë mungesa e botimeve ndërkombëtare, si edhe patentat për shpikje të ndryshme apo inovacion. Po kështu edhe fakti që nga Shqipëria nuk ka pasur as edhe një Nobelist të vetëm. Të gjitha këto vlerësime janë në funksion të fuqisë ekonomike relative të vendit. Pra e thënë ndryshe këto vlerësime janë një matje sesa është duke e shfrytëzuar një vend potencialin e vet për të kontribuuar në botë. Dhe duke pasur një kontribut pozitiv në zhvillimin e botës globale, një shtet ka detyrimisht edhe mirëqenie. Pra ajo gjë pozitive që mund të thuhet për Shqipërinë se ende nuk po e shfrytëzon potencialin e vet. Bbalkanweb