Rajon & Botë

Nju Jork, 29 të plagosur pas një shpërthimi

Të paktën 29 persona u plagosën pas një shpërthimi që përfshiu qytetin njujorkez të Chelsea, njoftoi sot reparti i zjarrfikësve të metropolit amerikan.

Autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit që ndodhi rreth orës 00:30 GMT. ‘’Ka të dhëna që shpërthimi ndodhi brenda një kontenieri mbeturinash’’, tha televizioni lokal NY1.

‘’Disa persona u shoqëruan edhe në spital’’, tha policia. /DPA/