Tërheqja e tyre vjen si rezultat i vendimit të Prishtinës për vendosje të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.
Kryetarët e katër komunave në veri të Mitrovicë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, ka bërë të ditur portali serb “Telegraf”.
Vendimi është konfirmuar gjatë mbledhjeve që janë duke u mbajtur në Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton lajmi.net.
Tërheqja e tyre vjen si rezultat i vendimit të Prishtinës për vendosje të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.
Mbledhjet janë zhvilluar me vetëm një pikë në rend të ditës, në lidhje me gjendjen politike dhe sigurisë.
Pas këtyre mbledhjeve, pasdite serbët nga veriu i Mitrovicës kanë paralajmëruar protest paqësore për të kundërshtuar sipas tyre presionin e institucioneve të Prishtinës të lidhura me taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia. /Lajmi.net/