Një person është arrestuar nga Policia në rajonin e Pejës për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Policia ka sqaruar se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 17, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.
I njëjti, gjatë ushtrimit të dhunës në dhomë kishte hedhur edhe spërkatës (lloji i të cilit nuk është specifikuar në raport).
Policia ka njoftuar se nga i dyshuari ka konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 10 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.





















