ShowBiz

Fansi e lë pa tekst Luanën, ja çfarë ka bërë për të

Luana Vjollca është ndër emrat më të komentuar të ekranit.
Luana Vjollca është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon pjesë nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, moderatorja ka postuar një video, përmes së cilës tregon se çfarë ka bërë një fans i saj.

Ai kishte bërë portretin e Luanës prapa kokës, derisa kishte prerë flokët, ndërsa ky veprim e la pa fjalë Luanën.

“Wow !!!! Skam fjale…
🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻”, ka shkruar Luana mbi video. /Lajmi.net/