Projekti i Bashkimit Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, kështu ka thënë kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, gjatë një takimi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç në prag të një samiti në Sofje, ku po merr pjesë edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq.
“Projekti i BE-së nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe suksesi i tyre në rrugën drejt integrimit në BE, varet nga puna e liderëve të tyre. Bullgaria vazhdon të mbështesë ata në implementimin e reformave dhe projekteve drejt integrimit në BE”, ka thënë Borsiov, shkruan ‘blic’ transmeton Gazeta Express.
Borisov i ka thënë homologes serbe se normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një prej faktorëve më të rëndësishëm për stabilitetin politik dhe sigurinë në rajon.
Ai ka thënë se përkrah vazhdimin e dialogut me ndërmjetsimin e Bashkimit Evropian./GazetaExpress/