ShowBiz

Fotografia e Bebes dhe Duas bëhet ‘mollë sherri’ në rrjetet sociale

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë pozuar përsëri bashkë.
Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin të dyja të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards 2018”.

Të dy këngëtaret postuan fotografi me njëra-tjetrën, madje ditë më parë, Dua u pa në banesën e Bebe Rexhës, dhe videoja e tyre duke kërcyer në valle u bë virale.

Ky raport i mirë i dyshes ngjalli reagime te njerëzit, meqë ka kohë që përflitet nga mediat rozë për raportin jo të mirë mes Dua Lipës e Rita Orës.

Revista e njohur “The Sun” para pak muajsh publikoi një artikull për dy këngëtaret shqiptare, për raportin “jo të mirë” mes tyre.

Një burim i afërt me yllin i tha Sun Online se arsyeja pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua Lipa është sepse motra e Ritës, e injoroi Duan, transmeton rtv21.tv

Këtë raport jo të mirë mes tyre e vërejtën edhe ndjekësit e Bebes, dhe një nga ta i komentoi asaj në fotografinë që e publikoi me Duan.

“Mendoj se e ke harruar Ritën”, i shkroi fansja e saj, ndërkaq Bebe ia ktheu: “Mos ia nis. Rita është shoqe e imja, gjithashtu”.

the authorBurbuqe Metolli