ShowBiz

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në botë, lë prapa yjet e famshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka të ndalur. Ajo mbrëmë është zgjedhur artistja më e mirë botërore.

Dua Lipa ishte pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, “LOS40 Music Awards”, në Madrid të Spanjës. Këngëtarja vendosi ta shpreh gëzimin e saj si fituese e 3 çmimeve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “Çfarë nate!!! 3 çmime!!! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’ Faleminderit LOS40MusicAwards!! për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndajë të gjitha me juve nesër po sor VERË”, shkruan Lipa në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit.

the authorBurbuqe Metolli