- Një kosovar ka humbur jetën deri sa po kryente obligimin fetar në Mekë.
I vdekuri, Isa (Ramadan) Mustafa është babai i gruas së kryetarit të komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri.
Këtë e ka konfirmuar vetë Ymeri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Rrugën për Mekë e more me gëzim të madhe. Erdhe nga Amerika e largët vetëm për ta përmbushë këtë obligim fetar. Asnjeherë nuk ta kujtuam që vdekja do të gjejë kaq shpejt. Për këto 22 vite te njoha si njeri i urtë, i dashur dhe me virtyte te larta njerëzore. U prehsh ne paqe aga Isë. P.s.Haxhi Isa Mustafa është babai i gruas sime”, ka shkruar ai.
