Aktuale

Çfarë dimri do të kemi dhe kur pritet bora e parë?

Vera që lamë pas ishte jo pak e nxehtë, ndërsa edhe dimri do të jetë më i butë.
Kështu të paktën sipas parishikimeve për muajt nëntor, dhjetor e janar të Accuweather.

Gjatë muajit aktual, temperatura më e ulët që do të kapet është -4 gradë, kurse më e larta 22 gradë.

Në fund të muajit, mund të kemi të rreshurat e para të borës, të përziera me shi.

Në dhjetor, temperatura më e ulët do të jetë -6 gradë, e më e larta 8 gradë.

Edhe janari i 2019 duket se do të jetë i butë, me temperaturat minimale që do të shkojnë -4 gradë, e maksimalet 7, gjithnjë sipas Accuweather.

the authorBurbuqe Metolli