Një oficer i policisë në qytetin amerikan Kolombus ka vrarë një djalë 13 vjeçar, dje në mbrëmje vonë, pasi dyshohej se posedonte një pistoletë të ngjashme me një pistoletë policie.
I riu dyshohej se ishte i përfshirë në një vjedhje në afërsi të zonës.
E përditshmja “The New York Times” shkruan se oficeri i policisë ishte i bardhë ndërsa i riu ishte afrikano-amerikan.
Kryebashkiaku i Kolombusit, Andrew Ginther tha për gazetarët se humbja e djaloshit ishte tragjike.
“Si është e mundur që një 13 vjeçar posedon një kopje të saktë të armëve të zjarrit të policisë në lagjet tona?”, tha kryebashkiaku.
“Ne do ta hetojnë këtë tërësisht dhe do t’i dërgojmë të gjitha informatat në zyrën e prokurorit”, shtoi Ginther.
Në vitin 2014, një 12 vjeçar afrikano-amerikan u qëllua për vdekje nga policia në të njëjtin shtet, në Kleveland, pasi po luante me një pistoletë të ngjashme.