Aktuale

Taksa në rrugën e kombit, kjo pritet të jetë zgjidhja përfundimtare

Taksa e paraljmëruar në rrugën e kombit nga Shqipëria pritet t’ju shkaktojë mjaft probleme qytetarëve nga Kosova por edhe bizneseve.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës këtë çështje ka ngritur zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, duke folur për takimin e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, ka thënë se pala kosovare i ka shprehur shqetësimet palës shqiptare lidhur me taksën në ‘Rrugën e Kombit’.

Ai ka thënë se një taksë e tillë pengon lëvizjen e lirë të mallrave, dhe shpreson në mirëkuptimin e palës së Shqipërisë për të gjetur e një zgjidhjeje.

Mbledhja e radhës në mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë siç ka bërë të ditur Haradinaj do të mbahet më 26 nëntor.

the authorBurbuqe Metolli