Aktuale

Hoxhaj: Veliaj po ndryshon Tiranën çdo ditë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë.

 

Hoxhaj e ka vlerësuar Veliajn si një kryebashkiak model që po ndryshon Tiranën çdo ditë.

“Pata kënaqësinë të takoj një mik të vjetër timin, Erion Veliaj. Një kryebashkiak model i cili po bën çdo ditë ndryshime në Tiranë dhe qeverisjen e qytetit. Një shembull i jashtëzakonshëm i të rinjve që duan ti hyjnë politikës. EH” shkruan Hoxha.