Këto ditë ishte komentuar shumë ndarja e Rita Orës nga Andrew Watt.
Më në fund, Rita vendosi të flasë në një intervistë në televizionin britanez, shkruan lajmi.net.
Ajo pranoi se është ndarë nga Andrew, kurse me nostalgji kujtoi ish të dashurin e saj, Calvin Harris, për të cilin tha se është dashuria e saj e parë.
Por, as në këtë emision, Rita nuk harroi të tregojë diçka nga karakteri i shqiptarëve.
“Unë pyes gjithçka, dyshoj gjithçka dhe akuzoj për çdo gjë! Unë jam shqiptare, kështu që jam me të vërtetë e papërmbajtur (e nxehtë) dhe gjithçka që bëj duhet të ketë një arsye”, ka thënë ajo.
Për ndryshe, këngëtarja po shijon suksesin e këngës së fundit “Let You Love Me”. /Lajmi.net/