Doruntina Shala apo siç njihet për publikun, Tayna befason sa herë që ndanë imazhe dhe video në rrjete sociale.
Meqë është aktive në rrjete sociale, në atë Instagram ajo mahnit fansat me imazhet provokuese që publikon, shkruan lajmi net.
Kësaj radhe Tayna ndau një video me ndjekësit teksa tregon linjat trupore bombastike për të cilat komentohet vazhdimisht.
“Sillu pak”, është mbishkrimi që ia ka vënë videos.
Tayna këtë vit ka qenë goxha aktive në projekte muzikore e cila po pëlqehet mjaft shumë për këngët e saj. “Columbiana” “Shqipe” “Fake” dhe kjo e fundit “Doruntina” me emrin real të saj janë projektet e Doruntinës që bënë bujë gjithandej.
Kënga e fundit e reperes nga Prizreni, “Doruntina” tashmë ka mbledhur afro 4 milionë klikime në kanalin, Youtube./Lajmi.net/