Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratat dhe qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare karshi idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve.
Ai përmendi deklaratat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të BE-së, të cilët thonë se pajtohen “nëse arrihet një marrëveshje mes dy palëve”.
“Ka interesa të ndryshëm që në momente të ndryshme thonë kështu duhet të ja bëjmë mirëpo shihet që nuk ka diçka vendimtare të qartë se çka duhet të bëhet. por inatet tona të brendshme mund të na çojnë në diçka që nuk mund ta ndryshojmë më vonë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti për këtë thotë se të dy presidentët, ai kosovar dhe ai serb, kanë dhënë sinjale që mund të kenë marrëveshje mes veti.