Aktuale

Veliaj vazhdon vizitën në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj po vazhdon edhe sot vizitën në Komunën e Prishtinës.

Në një njoftim për media nga kjo komunë, bëhet e ditur se në kuadër të ditës së dytë të vizitës të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe delegacionit nga Tirana, në orën 10.00 do të bëhet hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Tophane.

Ndërsa, në orën 12:00, do të mbahet konferenca përmbyllëse e vizitës në këtë komunë./KP