Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, vizitoi Policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, Elmina Mahmuti, dhe bashkëpunëtorët e saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Në këtë takim u bisedua për Ligjin e Policisë, për pensionim të parakohshëm, objektin e Policisë së këtij rajoni, i cili ende nuk ka përfunduar, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e trafikimit me narkotikë, si dhe për problemet me trafikun në nivel të regjionit të Gjilanit”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast, Zeka theksoi se “MPB-ja do të përpiqet që vitin e ardhshëm të fusë në buxhet Ligjin për Pensionimin e pPrakohshëm të Policisë si dhe objektin e papërfunduar të Policisë në Gjilan”.
Gjithashtu, theksoi se MPB-ja do të jetë e pakompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të regjioneve.