Aktuale

Deputetët e Kosovës “braktisin” Kuvendin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës prej ditës së martë kanë hyrë në pushim deri në vjeshtë, pas përfundimit të sesionit pranveror.

Debati parlamentar për Dialogun me Serbinë që u mbajt të hënën ka qenë seanca e fundit për këtë sesion.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, në fund të mbledhjes ka mbyllur sesionin pranveror. “Dua t’ju them me këtë rast, që mbyll edhe sesionin pranveror. Mirupafshim në fillimin e sesionit vjeshtor sipas rregullave që kemi”, ka thënë Haliti, në seancën e fundit të Kuvendit që është mbajtur të hënën.

Mirëpo, në kalendarin e Kuvendit të Kosovës, është paraparë që nesër të mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.